Princi Carl Philip i Suedisë dhe gruaja e tij Princesha Sofia do të bëhen sërish prindër. “Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se jemi në pritje të fëmijës së dytë, motrën ose vëllain e Princit Alexander. Mezi po presim të mirëpresim pjesëtarin më të ri të familjes”, tha çifti mbretëror suedez në një deklaratë. Ky do të jetë fëmija e dytë për çiftin , pas Princit Alexander, i cili u lind në prill të vitit 2016.