Pa dyshim mund ta quajmë një legjendë të rock-ut në Shqipëri. Elton Deda, sot 44-vjeç, ka një karrierë tepër të suksesshme, duke qenë një nga artistët më të dashur në vend. Në ditëlindjen e tij nuk kanë munguar urimet e shumta, ku mes tyre ka spikatur ai i një tjetri artist të madh, Sidrit Bejlerit. Në urimin e tij nuk kanë munguar as notat e humorit.
“Ky shoku im Ton Deda sot ka ditëlindjen e 44, por nuk e ndjen ‘pleqërine’ përsa kohë në gjak i lëvrin rock-u që ai nuk do ta lëshoj kurrë. Edhe 100 or ti shoq!”-shkruan ai./revistawho.com