Moderatorja dhe aktorja bukuroshe Klea Huta duket se ka një surprizë për të gjithë fansat e saj. Ajo ka postuar foto nga koha kur gjendej në Stamboll, në të cilën shihet me aktorin turk Engin Altan Duzyatan, i cili është i famshëm në Shqipëri me rolin e ‘Ertugrul’. Një bashkëpunim me të do të ishte një arritje për Klean dhe një gëzim i madh për publikun shqiptar duke qenë se e kanë ndjekur dhe adhuruar aktorin.