Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka tri vajza, dy prej të cilave janë të famshme në publik falë profesionit që kanë zgjedhur. Njëra është këngëtarja e talentuar Besa e tjetra motra e saj gjithaq e talentuar Bora. Kësaj here do të flasim për stilisten të cilën e kemi parë gjithnjë veshur me stilin e veçantë e sigurisht bionde. Por jo më. Dje ajo ka ndryshuar krejtësisht pamje duke u transformuar në një brune shumë tërheqëse. Ndonëse është si zakon që gjatë verës vajzat përgjithësisht e çelin ngjyrën e flokëve, Bora shkon kundër rrymës dhe ne na pëlqen si duket. Po ju?/ revistawho.com