Xhensila Myrtezaj sapo ka publikuar këngën e saj të re “High Love”. Por, pavarësisht se kënga është mirëpritur nga fansat, ajo është akuzuar se ka kopjuar disa pjesë të videoklipit të saj. Një nga skenat e videoklipit të Xhensilës, është njësoj me si në këngën “Touch” të këngëtares Pia Mia, shkruan “Anabel.al”. Kënga e Pia Mia-s është publikuar në vitin 2015, ndërsa ajo e Xhensilës ka vetëm pak ditë. Gjithsesi, përveç kësaj skene nuk është përfolur për një ngjashmëri muzikore midis dy këngëve.