Historia e saj e dashurisë u bë publike në fillim të vitit të kaluar dhe duket se po shkon në rrugën e duhur. Gazetarja e sportit, Viola Spiro, është fotografuar në shoqërinë e partnerit të saj në sfilatën e vitit të “Geraldina Sposa”, që u organizua të enjten në mbrëmje në Tiranë.
Kjo është një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” merr me vete të dashurin në evente kaq publike, aq më tepër në një sfilatë të tillë, ku lançohen tendencat e reja të fustaneve të nusërisë. Ai është një djalë i panjohur në publik dhe historinë me të Viola e nisi kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.
Nuk dihet nëse ata në vitin e dytë të lidhjes kanë planifikuar ndonjë ceremoni martese për të zyrtarizuar lidhjen e tyre./ Panorama







