Xhensila dhe Besi janë pa dyshim një nga çiftet më të dashura për publikun. Këtë verë ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Bukuroshja e skenës sot feston ditën e saj të lindjes, dhe urimi i Besit vjen ashtu siç të gjithë e presim. Fjalë të mbushura me dashuri dhe nota humori në to, Besi shkruan kështu:
“Sot personi pergjegjes per zbukurimin e diteve te mia, gjysma ime me e mire, ka ditëlindjen. Trendafili im, ngjyrat e mia, humori im i mire. Zoti te n’dritte jeten zemer. Flm per dashurine dhe gjithcka. Te du me shum se domatet”
Gëzuar ditëlindjen e dashur!/revistawho.com