Këto ditë kemi dëgjuar shuma marramendëse lidhur me shpenzimet në ditën e dasmës. Vumë re që personazhet e njohur kishin shpenzuar shuma të konsiderueshme për zgjedhjen e këpucëve në ditën e tyre më të rëndësishme. Fotografët zyrtarë, Armand dhe Rosita Habazaj që fotografuan ceremoninë e Turit dhe Orindës na sollën disa detaje që na kishin shpëtuar nga dasma. Zgjedhja e Orindës përkonte me dicka të thjeshtë dhe elegante. Këpucë “Badgely Mischka”, të hapura në pjesën e majës, me disa gurë të shndritshëm që pasoheshin me një lidhëse. Dhe doni të dini sa kushtojnë? Vetëm 225 dollarë! Një blerje e zgjuar dhe me shije nga ana e bukuroshes Orindë!/revistawho.com