Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha tashmë edhe me famë botërore duket se i ka pikë të dobët picat. Të paktën në këtë përfundim kemi arritur nisur nga një foto e publikuar së fundmi nga ajo, veshur me një xhup të gjatë e shumë të gjerë, e që duket sikur ka humbur brenda tij.
Për të, siç ka shkruar edhe vetë ajo me shaka, ky është xhupi perfekt kur ajo ha pica, duke fshehur kështu kilogramët e tepërt që merr nga ky lloj ushqimi.