Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fotografi shqiptar shkëlqen në Kanë, falenderon të ëmën për arritjet e tij

20/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Fotografi shqiptar shkëlqen në Kanë, falenderon të ëmën për arritjet e tij

Sot fotografi shqiptar Endrit Mërtiri është zgjuar në Kanë, por zemrën dhe mendjen e kishte në Tiranë. Kjo sepse nëna e tij sot ka ditëlindjen. Dhe Endriti na tregon se nuk është sot një fotograf I njohur që merr pjesë në evente të rëndësishme botërore si Festivali i Kanës vetëm falë talentit. Në një status të gjatë dhe shumë të ndjerë, ai falenderon nënën e tij e cila me një përkushtim të jashtëzakonshmë i dhuroi të birit jetën që ka sot dhe arritjet që po prek. Endriti shpreh një dashuri pakufi për nënën duke shkruar: “Ti ishe fëmija i parafundit në familjen tënde, prindërit e tu i takove në jetë shumë të vjetër dhe si më ke thënë nuk i shijove mjaftueshëm… Ndaj e linde Anin kur ishe vetëm 21 vjeç dhe mua 25 që të kishe kohë mjaftueshëm të qëndrojë gjatë me ne. Ti sot mbush 50 vjet të mbushura me peripeci pasi jeta jote kishte më shumë zbritje se sa ngjitje. Ti sakrifikove mjaftueshëm boll që të ndertoje diçka ashtu si e kishe në kokë dhe pse kushtet të shtynin me forcë pas. Ti nuk u lodhe dhe nuk u dorëzove kurrë duke i kthyer jetës fytyren e ajo duke të goditur. Vitet për ty kalonin dhe gjërat e bukura në jetën tënde ishin të pakta, por zemra jote nuk ndaloi kurrë se qëni e bardhë… E ti nuk u dorëzove. Ardhja ime dhe e Anit në jetë ishte diçka e bukur për zemrën tënde por ti u lodhe, ti u stërmundove që të na plotësoje çdo kusht, çdo gjë që ty të kishte munguar në jetë dhe pse kushtet sërish nuk ishin. Ti arrite ta kamufloje çdo problem në menyrën perfekte qe ne të rriteshim duke mos kuptuar asgjë. Ti na blije veshje të reja për fillimin e shkollës sepse ne ishim nxënës të mire por dhe na pelqente të dukeshim bukur ndërkohë sakrifikoje veten duke mos blerë asgjë e duke u sajuar në skaje. Ti më çoje dhe më merrje për dore nga shkolla duke më mesuar se veshjet nuk ishin diçka me vlerë dhe sigurisht unë nuk të kuptoja pasi isha i vogël. Mua më pëlqente që librat dhe fletoret e mia të ishin të mbështjella me letra me ngjyra e me kartona të animuar si shokët e mi dhe jo me letra të bardha tabaku. Por ti ma mbushje mendjen e më thoje që mos u bëj si at,a ti duhet t’i kesh të rregullta dhe të pastra librat dhe sigurisht unë të besoja që ashtu ishte dhe lumturoesha me mendjen se unë i kam më të bukura se të tjerët e kështu ti kamufloje çdo nevojë timen pa e kuptuar unë . Me kalimin e viteve unë kuptoja çdo gjë dhe adhuroja mënyrën tënde të pashoqe për të më bërë te ndjehem mirë me aq pak sa mundësitë ishin. Unë fillova të punoja mjaft herët, që 14 vjeç pasi ashtu më edukove. Kishte raste që dhe shkollën e lija pas dore ama ti nuk më lejoje që mesatarja ime të shkonte nën 9. Sakrifikove shumë për të më plotësuar ëndrrën… Ashtu me sajesa më blije bojërat e vajit dhe kanavaçat se unë doja aq shumë të vazhdoja liceun ndërkohe që eksperimentoja me aparatet e të tjerëve me aq sa mundësite ishin pasi arti në mua ishte kultivuar. Ishte kultivuar nga ty që doje të bëje aq shumë gjëra kur ishe e vogël por askush nuk t’i dëgjoi tekat e askush nuk t’i plotesoi… Më bleve një aparat Kodak modest me kursimet që kishe mbledhur për 5 vite me rradhë vetëm që unë të gezoja më 10 janar atëherë kur bëra 15 vjeç. Sot ja ku jemi… Jemi aty ku mundimet e tua e bën ëndrrën time e tënden realitet. Por diçka më dhemb. 50 vitet e tua! Premtoj që buzëqeshja jote vibrante s’do mungojë kurrë dhe zemra jote e bardhë si bora në skajet më të larta e e butë si retë në qiell, do jetë e lumtur nga dashuria ime. Ty të ofroj veten time, flijohem para dashurisë tënde që me djeg si zjarr në zemër, flijohem para syve të tu që janë si pranverë në shpirtin tim, të dua shumë mam. Të dua aq sa të kam dashur në ditet tona më të zymta, të dua njësoj sot e do të dua deri ditën kur sytë do më mbyllen. Do të dua dhe me pas, do të dua dhe do të kërkoj kudo të jem e ti kudo të jesh. Të dërgoj vetëm një puthje të mbuluar me dashuri, nga ajo që ne të dy e kemi për njëri-tjetrin. Te dua shumë mam. Je drita që më shkëlqen në sy, ajo dritë je ti… Vetëm ti…”






Tags: Endrit Mertirikanenenasuksesurimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Next Post
Jennifer Aniston bën tatuazh; E gjeni dot emrin e kujt ka zgjedhur?!

Jennifer Aniston bën tatuazh; E gjeni dot emrin e kujt ka zgjedhur?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera