Fotografi Eric Johansson, i njohur ndryshe si ‘mjeshtri i manipulimit’ ka realizuar së fundmi foton që mrekulloi të gjithë, ku duket sikur liqeni po thyhet si një pasqyrë. Në një video ai ka treguar sesi ia ka dalë t’a bëjë këtë gjë. Eric kaloi muaj të tërë për të krijuar fotografinë e tij, mashtruese për mendjen, dhe përdori rreth 17m katrorë pasqyrë.