Kjo është fotoja e parë zyrtare që bëhet publike pas fejesës së stilistes Bora Kokëdhima. Në foto, në një nga ditët më të gëzuara për ta, është çifti i ri Bora dhe Olsi si dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima me të shoqen Brixhidën, shkuan Newsbomb. “Këtë foto e bëmë ditën kur Bora dhe Olsi u fejuan!’’, tregon znj.Kokëdhima, duke mos e fshehur se ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së saj. ‘’Kjo ditë ishte një ndër ditët më të lumtura të jetës sime! Jetë të lumtur ëngjëlli im i bukur! Jam me fat që kam një vajzë si ty!’’, thotë krenare e ëma e Borës. ‘’Zoti të dhëntë gëzim, dashuri e forcë për ta jetuar jetën çdo çast, për të punuar e për të bërë famë e emër! Ju përqafoj të dyve!’’, e mbyll urimin e saj zonja Kokëdhima. Bora Kokëdhima realizoi ceremoninë e fejesës në jug, në rrethin e familjes dhe miqve të ngushtë.