Bëhet fjalë për këngëtaren dhe ish të dashurën e Jastin Biber, Selena Gomez. Të thyej rekord pas rekordi, ky duket se është qëllimi i Selenës. Nuk e dimë nëse ajo e bën enkas këtë apo është thjesht një rastësi, por fakti është se këngëtarja është bërë ylli i padiskutueshëm i instagramit falë një fotoje të saj, e cila është cilësuar si më e pëlqyera në historinë e këtij rrjeti social.
Por për cilën foto bëhet fjalë? Një javë më parë, këngëtarja publikoi në profilin e saj në instagram, një foto të sajën më një shishe coca-cola në dorë, në të cilën shkruhej ”Ti je shkëndija”, dhe poshtë fotos Selena kishte shkruar : ”Kur fjalët e tua dalin në shishe”. Kaq thjeshtë, asnjë fjalë më shumë e as një fjalë më pak. Por, fakti është se kombinimi i Selenës me shishen e coca-colës, duket se i ka pëlqyer shumë fansave të saj, pasi imazhi ka mbledhur një numër të madh pëlqimesh , 4 milion.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Selena mban titullin si më e pëlqyera në instagram, kujtojmë foton me Justin Biber, duhet thënë se më parë këtë titull e mbante Kendall Jenner me foton e saj, me flokë në formë zemre. Por, në këtë rrjet social asnjë titull nuk është i përjetshëm dhe çdo gjë mund të ndryshoj nga çasti në çast. Sot këtë titull e mban Selena, por nesër ku i dihet..







