Kourtney Kardashian edhe pse e ndarë pushimet e saj është duke i kaluar me ish-burrin dhe tre fëmijët e tyre në Hawaii. Ajo duket se po i shijon tej mase pushimet në rrethin familjar, bashkë me ish-burrin Scott Disick, shkruan DailyMail. Kourtney dhe Scott kishin një marrëdhënie për nëntë vite dhe sollën në jetë tre fëmijët e quajtur Mason, Penelope dhe Reign, por lidhja e tyre ka përfunduar pothuajse 2 vjet më parë. Edhe pse nuk janë më në lidhje, burime nga “Entertainment Tonight”, zbulojnë se ata kanë shkuar për të festuar diçka në Hawaii si një familje.