Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fotolajm/ Pushimet luksoze të Valbona Selimllarit

13/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Fotolajm/ Pushimet luksoze të Valbona Selimllarit

“Jam e mirë, prandaj njerëzit më duan! Pëlqejnë thjeshtësinë dhe jo ekstravagancën!”. Kështu është përgjigjur ish­-Missi i parë i Shqipërisë, Valbona Selimllari, kur është pyetur nga gazetarët se përse vazhdon të jetë akoma kaq e pëlqyer nga njerëzit dhe pse ka kaq shumë kuriozitet për jetën e saj.





Ndërkohë, për sa i përket kuriozitetit, duhet thënë se njerëzit janë kuriozë për një person publik, në përpjesëtim të drejtë me misterin që ai/ajo krijon rreth vetes së saj, jo vetëm thjesht për faktin nëse ka sharm apo jo.

Për disa personazhe, misteri dhe intrigimi i publikut se çfarë mund të fshehë ai ose ajo, është një lloj marketingu që ata kanë zgjedhur t’i bëjnë vetes, në mënyrë që interesi për ta të mos humbasë asnjëherë. Në rastin e Valbonës, nuk ka qenë kjo arsyeja e misterit, nuk ka qenë një strategji.


Thjesht ajo ka zgjedhur që jetën e saj ta mbajë larg medias, sidomos që kur është bërë nënë. Gjithnjë në intervista ajo e ka tejkaluar këtë pjesë, duke thënë se publikut i intereson karriera e saj dhe ajo çfarë Valbona bën në televizion. Por vetëm rreth dy vite më parë, tek emisioni “Kontrata” i Sonila Meços, Valbona zgjodhi të rrëfejë më shumë detaje për familjen. Ajo deklaroi për herë të parë se është nënë e tre fëmijëve dhe ndihet shumë e lumtur për këtë fakt, por përsëri detaje të tjera nuk dha, duke evituar pyetjet se kush është partneri i saj. Ndërkaq, pushimet verore të Valbonës janë gjithmonë në Jug, në Dhërmi, në një vilë shumë luksoze.

Bashkë me gjithë familjen e saj, edhe këtë verë ata e kanë shijuar për mrekulli, duke bërë xhiro me jaht të gjithë. Si gjithmonë, Valbona nuk zhgënjen kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Ajo edhe në bikini duket shumë mirë, një trup perfekt, ku nuk kuptohet fare që ka lindur tre fëmijë. Një grua e bekuar nga gjentet e saj, ka akoma pamjen e një vajze të re, edhe pse i ka kaluar tashmë të 40-­at. Ne i urojmë gjithë të mirat në familjen e saj dhe në karrierë!/opinion.al

image image image

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
Next Post
Shikoni çfarë pushimesh ka nisur kryeministrja britanike (FOTO)

Shikoni çfarë pushimesh ka nisur kryeministrja britanike (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera