Është folur shumë për ndryshimet fizike të Aurela Hoxhës. Në opinion është thënë se ajo ka bërë shumë ndërhyrje.
Megjithatëm edhe për Aurelën nuk ka nevojë të bëhen shumë hamendësime sepse ajo ka dalë të paktën rreth 10 vite më parë në ekran te “E diela shqiptare” në krah të Ardit Gjebresë. “Panorama” sjell sot foto të 8 viteve më parë.
Aurela ka patur flokë të zeza, vetulla të holla dhe buzë më të holla. Për këto të fundit ajo vetë e ka pranuar se i ka zmadhuar. Ndërkohë sot ajo është kthyer në bionde dhe pas përkushtimit dhe punës në palestër me trupin, Aurela është kthyer në një bombë seksi.