Pas ndarjes nga Agelina Jolie, ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt i ka kufizuar të dalurat nga shtëpia. Por herën e fundit që ka dal, nga ajo që raporton ‘Us Weekly’ aktori është përfshirë në një incident të vogël, pasi makina e tij u përplas me dy automjete të tjera në Los Angeles.
Nga fotot e publikuara duket se 54-vjeçari ka fotografuar të gjitha dëmet që ju bënë makinave si dhe ka komunikuar me qytetarët e tjerë të përfshirë në incident.
“Daily Mail” raporton se aktori u përshëndet me shumë përzemërsi me shoferët e tjerë të përfshirë në ngjarje edhe pse nuk dihet se kush ishte shkaktar i përplasjes.