Ditën e djeshme ish-konkurrentja simpatike e “Big Brother 9” Armela Hyseni, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Armela bëri një operacion për rimodelimin e hundës, i cili përfundoi me sukses. Siç ju njoftuam edhe dje, mjeku që realizoi operacionin, kirurgu plastik Skerdi Faria, e xhiroi Armelën teksa ajo ishte ende nën efektin e anestezisë, për t’ treguar ndjekësve rezultatin e punës së tij. Pasi është zgjuar Armela e ka parë dhe e ka pëlqyer shumë. Ajo e ka shpërndarë këtë video në llogarinë e saj të Instagram duke shënuar: “Love it (e dashuroj)”./ revistawho.com









