Ai është ende adoleshent por ndjekësit në rrjetet sociale po i rriten dita-ditës. Thonë se nuk e pëlqen famën, por fama në familjen ku është rritur është e paevitueshme. Bled Istrefi, vëllai i vogël i Nitës, Norës dhe Erës, ka bërë një urim special për ditëlindjen e kësaj të fundit. “Urime sis (motër) 100 të tjera ashtu siç ta dojë qejfi ‘mush luvv’ (shumë dashuri) “, shkruan ai teksa na tregon një pozë të dy bashkë. Sigurisht që Era nuk ia ka vonuar përgjigjen dashurisë së saj të vogël: “Hahahha faleminderit syn. Të dua”./ revistawho.com








