Pak ditë më parë djali i Alban Kondit festoi ditëlindjen e parë. Floranit iu bë një festë shumë e bukur në natyrë, për të cilën u kujdes personalisht një mikeshë shumë e afërt e familjes, prezantuesja Amarda Toska. Agjencia e eventeve në pronësi të Amit, ka zbukuruar plot ngjyra festën e parë të Floranit, i cili ka trashëguar emrin e xhaxhait të tij, artistit të ndjerë Dr. Flori. Urojmë që vogëlushi të ketë trashëguar edhe talentin e tij të madh, po për të këtë duhet të presim edhe ca vite që ta zbulojmë./ revistawho.com