Kur pa dy burra të terrorizuar në mes të rrugës, që ishin bllokuar nga një piton 7 metra i gjatë, nuk e mendoi dy herë dhe vendosi të bëjë diçka. Por me shumë gjasë e kishte nënvlerësuar situatën që do përballonte. Lufta me gjarprin i rrezikoi jetën. Vetëm pas dyluftimit trup më trup, gjatë të cilit pësoi kafshime të thella tek krahët e në pjesë të tjera të trupit, burri arriti ta vriste gjarprin. Ai u dërgua në spital në prag vdekjeje. Robert Nababam 37 vjeç, agjent sigurie në një plantacion të vajit të palmës, po e rrimer veten pak nga pak./ revistawho.com









