I veshur ‘casual’, me syze dielli dhe atlete, zëvendëskryeministri ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto së bashku me djalin e tij. Peleshi ka qenë bashkë me Johanin në Korçë ku dhe ka inspektuar punimet e zonës sportive që po ndërtohet.
Duke përfituar nga koha e lirë, ai ka zgjedhur të bëjë edhe disa pasa me top me të birin. Vëmendjen nga loja me djalin nuk ja ka marrë as shkrepja e fotografit. Më shumë sesa vetë Johani, më i lumtur për ndërtimin e “Qytetit të Fëmijëve” në Korçë, është vetë zëvendëskryeministri./ gsh.al









