Ata janë një prej tri çifteve finaliste të këtij edicioni të fundit të “Big Brother”. U prezantuan me publikun si dy të rinj shumë të dashuruar e me një marrëdhënie të konsoliduar disavjeçare. Madje edhe produksioni i cilësoi si “çifti romantik”. Të tillë vijojnë të jenë edhe pas përfundimit të lojës televizive. Lupçe dhe Katerina kanë nisur pushimet. Ata janë arratisur vetëm të dy në një resort në Turqi. Pozat e tyre të verës, shoqërohen nga puthje romantike./ revistawho.com