Kanë kaluar pothuajse 20 vite që kur është larguar nga Shqipëria, por askush nuk e ka harruar spikeren e lajmeve në TVSH, Vjollca Vokshin. Në fillim të viteve ‘90, ajo ishte një prej figurave më të pëlqyera në televizionin shqiptar. Vokshi është ritkhyer në Shqipëri dhe ndonëse i ka kaluar të 40-at ajo vazhdon të jetë në formë dhe të ruajë sharmin e dikurshëm, shkruan “360grade.al”. Prej vitesh larg gazetarisë, Vjollca Vokshi është fotografuar në shoqërinë e motrës së saj, deputetes Albana Vokshi dhe disa figurave të tjera të PD-së. Ajo jeton sot në Venezulë së bashku me bashkëshortin italian dhe është nënë e një vajze 4-vjeçare.