E përjavshmja italiane “Chi” ka publikuar pamjet nga festa për 48-vjetorin e Pier Silvio Berlusconi, zëvendëpresident i grupit gjigand mediatik “Mediaset”, i biri i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai ka zgjedhur ta bëjë ditëlindjen në Portofino me një darkë familjare. Bashkë me të shoqen prezantuese Silvia Toffanin dhe të birin Lorenzo, në darkë ishin ftuar edhe e motra Marina me kunatin Maurizio Vanadia. Por dhuratën më speciale Pier Silvio e mori pikërish nga i ati, i cili u shfaq surprizë në restorant. Ai kishte thënë se nuk do të merrte pjesë për shkak të disa impenjimeve të tjera. Por Kavalieri e priti familjen ulur në tavolinën e tyre duke mbuluar fytyrën me një gazetë./ revistawho.com








