Ditën e sotme një djalosh me emrin Eneo Allushi bëri një festë me familjarët e miqte e tij me rastin e 18-vjetorit. Do të thoni ju pse po e bëjmë ne këtë lajm? Sepse në ditëlindjen e Eneos kishte dy personazhe jashtëzakonisht të dashur shqiptar, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra. Në këtë rast Sinani më shumë se sa në rolin e këngëtarit të festës, ishte në rolin e dajës. Sigurisht që ai i këndoi nipit, ndërsa nusja e bukur Andrra kërcente plot dëshirë e veshur me të kuqe. Për t’u shuar kuriozitetin, më poshtë keni disa foto./ revistawho.com