Me vello, e gjitha në të bardha e me flokët lëshuar, Marina Vjollca i është drejtuar altarit në perëndim të diellit. Të gjithë janë ngritur në këmbë e shihen teksa duartrokasin ndërkohë që avitet nusja. Nuk dimë ende t’iu themi se cili është zotëria që e shoqëroi Marinën në altar. Gjithçka po ndodh tani në bregdetin e Gjirit të Lalzit, ku do të mbahet pak më vonë edhe festa e madhe në të cilën flitet se janë rreth 400 të ftuar. Sakaq siç iu kemi bërë me dije më herët në “revistawho.com” fustani i Marinës është dizenjuar nga stilistja e famshme kosovare Blerina Kllokoqi Rugova./ revistawho.com









