Dasma e tyre ishte përtej çdo parashikimi. Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakun. Menduam që muaji i mjaltit do të kalonte në plan të dytë për shkak të angazhimeve të karrierës, por në fakt jo. Ata janë nisur drejt ishujve Maldives ku do të kalojnë muajin e mjaltit tashmë si bashkëshortë. Dyshja ka postuar disa foto nga Maldives ku kemi ngelur gojëhapur nga ajo parajsë tokësore. Zgjedhja e tyre ka qenë një resort luksoz dhe nga pamjet vërejmë që jo vetëm dasma ishte përrallore por dhe muaji i mjaltit nuk ngelet pas!/revistawho.com