Siç kishim premtuar në artikujt e mëparshëm, sonte do t’iu mbajmë shoqëri me lajme, foto e video nga dasma e rëndësishme për publikun e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Teksa ne shkruajmë këto rreshta, ata po i thonë po njëri-tjetrin në një altar në qiell të hapur buzë detit. Nga fotot e realizuara nuk mundemi akoma të shquajmë qartazi nusen, por të paktën duket nga afër dhëndri. Ajo që bie tjetër në sy është numri tejet i limituar i të ftuarve në këtë pjesë të ceremonisë, që çifti ka dashur ta ketë sa më intime. Shoqëruesit e dhëndrit janë emra të njohur, miq dhe bashkëpunëtorë të tij si Majk e Cozman./ revistawho.com








