Jennifer lopez ka ndarë foto të reja nga dasma me Ben Affleck. 53-vjeçarja postoi foto të papara ndonjëherë nga dasma e saj, ku ajo kishte veshur një fustan të Ralph Lauren ndërsa aktori një kostum të bardhë.

“2020 ishte një nga vitet më të mira deri më tani!!! Mezi pres për gjithçka që do të vijë vitin e ardhshëm”, ka shkruar J.Lo. Në fotot e reja shihet se aktorja ka veshur një fustan të bardhë të ngushtë, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe vellon e ka vendosur në një mënyrë të veçantë.









