Si sot një vit më parë ajo kishte fundjavat e një vajze beqare, personazhi të njohur televiziv që udhëtonte për xhirimet e programit në vende shumë të bukura, por edhe për kënaqësinë e saj. Mbrëmjet shpeshherë e gjenin në evente të ndryshme VIP të kryeqytetit, ndërsa herë pas here netët në clubet më në zë. Sot, një vit më vonë, gjithçka në jetën e Floriana Garos ka ndryshuar. Ajo jeton me të fejuarin e saj në Zvicër, shijon shtëpinë, udhëtimet në natyrën e bukur, qetësin,ë e kujdeset për veten, sepse së shpejti do të vijë një bebe. Pra fundjavat e Florianës kanë ndryshuar krejtësisht bashkë me jetën e saj të re. Për shembull kjo e shtunë e ka gjetur bukuroshen famoze në qytetin e bukur të Strazburgut. Ajo ka publikuar një foto ku shihet se barku ende nuk ka filluar t’i duket. Veshur thjeshtë, Florianës ia ka shtuar edhe më shumë hijeshinë shtatzënia dhe lumturia në jetën e saj./ revistawho.com