Dihet tashmë prej kohësh që Adelina Ismaili përveçse ka kënduar që në moshë fare të re, është shpallur edhe fituese e Miss-it të parë të organizuar në Kosovë. Ajo që ishte e panjohur deri më tani, ish pjesëmarrja e Adelinës në “Miss Globe International” në vitin 1997, ku sipas Revistës Kosovarja, ajo përfaqësoi mjaft denjësisht bukurinë shqiptare. Adelina vijon edhe sot të ruajë të njëjtën bukuri dhe për këtë meriton një bravo.