Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fotot e tua të ‘Instagram-it’ mund të thonë më shumë për ty se sa mendoni

13/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Fotot e tua të ‘Instagram-it’ mund të thonë më shumë për ty se sa mendoni

Rreth 500 milionë njerëz në botë përdorin ‘Instagram’ çdo ditë. Ai tani përdoret për shitje, promovimin e të mirave në internet, dhe madje si material për hulumtime. Mesa duket, fotot dhe filtrat në postimet tuaja mund të thonë shumë për personalitetin tuaj dhe madje edhe për shëndetin tuaj.





-Çfarë tregon ngjyra dhe filtri i një fotoje?

 


Shkencëtarët nga universiteti ‘Sungkyunkwan’ analizuan profilet e 179 personave (25,394 foto gjithsej). Studimi përqendrohej në ngjyrë, si një nga elementët kryesorë. Ata vunë re se njerëzit në marrëdhënie postuan fotografi me ngjyra të ndezura më shpesh, sesa përdoruesit të cilët nuk kishin partner. Gjithashtu, filtrat e ndritshëm në foto përdoren më shumë nga ekstrovertët dhe njerëzit e prirur ndaj narcisizmit.

Hulumtuesit nga universiteti i ‘Harvardit’ dhe universiteti i ‘Vermontit’ analizuan 43,950 fotografi të përdoruesve të ‘Instagram’ dhe zbuluan se njerëzit në depresion tentojnë të postojnë fotografi më shpesh. Për më tepër, është fytyra e tyre që është fokusi kryesor në fotot e tyre. Përveç kësaj, ata nuk përdorin filtra shpesh. Fotot e njerëzve të depresionuar kanë më shumë nuanca të errëta, blu dhe gri. Ata gjithashtu preferojnë fotot bardh e zi.

– Çfarë tregon tema e një fotoje?

 

A jeni dikush që nuk i pëlqen fotot e pafundme të ushqimit në ‘Instagram’? Rezulton se ato mund të jenë të dobishme. Studiuesit erdhën në përfundimin se kur njerëzit ndajnë fotot e ushqimit të tyre dhe recetave të enëve që gatuajnë, është më e lehtë për ta që të rrinë në dietë të duhur dhe madje të humbasin peshë. Komentet nga miqtë i motivojnë përdoruesit të vazhdojnë të zgjedhin ushqim të shëndetshëm.

Disa ekspertë mendojnë se njerëzit që vendosin shumë fotografi me partnerin e tyre po përpiqen të fshehin problemet me të cilat ballafaqohen në marrëdhënie. Komente si “vajza ime” ose “njeriu im” mund të tregojnë ndjenjat e zotërimit.

– Çfarë tjetër mund të zbulohet nga profili juaj?

Njerëzit më të vegjël se 25 vjeç janë më pak të prirur për të qeshur në fotot e profilit. Ky tipar u gjet nga studiuesit e kolegjit shtetëror të shkencave të informacionit dhe teknologjisë të shtetit të Pensilvanisë dhe ‘King’s College’ në Londër, Angli.

Përdoruesit e ‘Instagram-it’ që tentojnë të shënojnë shokun e tyre në foto janë më pak të prirur për vetminë. Anasjelltas, njerëzit që postojnë fotografi që nuk i drejtohen askujt dhe që nuk i motivojnë të tjerët për diskutim, mund të ndihen më të vetmuar.

Për sa i përket ‘Selfies’, ekzistojnë 3 grupe të dashuruar nga vetvetja: “komunikues”, “autobiografë” dhe “vetë-publicistë”. Të parët ndajnë fotot e tyre me qëllim që miqtë dhe abonentët e tyre të përfshihen në një diskutim.

“Autobiografët” bëjnë ‘selfie’ për të kapur momente të paharrueshme të jetës së tyre. Ata nuk shqetësohen që njerëzit e tjerë shohin fotot e tyre, por ata vetë e bëjnë vetëm për të mbajtur kujtimet e tyre dhe jo për të marrë “pëlqime”.

 

Tags: fotoinstagram
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Poni dhe Elhaida Dani bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje

Poni dhe Elhaida Dani bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera