Në shkurt të këtij viti, aktorja e dashur e “Portokalli”-së Delinda Zhupa, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë bukurosh të cilin e pagëzoi me emrin Dasantin. Ndryshe nga ç’pritej, artistja syshkruar ndonëse në një kohë shumë të shkurtër pas lindjes, u rikthye menjëherë në ekranin e “Top Channel”. E ajo që bie shumë në sy dita- ditës, janë format e shkëlyqera të imitueses perfekte të “ish- Drejtoreshës së Tatimeve”. Ajo është aq mirë fizikisht, sa gjurma e vetme e një shtatzënie që përfundoi rishtaz, është vetë bebushi Dasantin. Cili të jetë vallë sekreti i aktores?/ revistawho.com
Delinda Zhupa me bashkeshortin