I ka thënë lamtumirë beqarisë për të nisur një tjetër rrugëtim, edhe më të rëndësishëm të jetës. Shumë i lumtur, gazetari Alen Xhelili, drejtues prej vitesh i programit “Ora 00:00” në “Ufo Tv”, ka djegur shaminë e beqarit, midis njerëzve më të dashur. Ai ka vendosur ta kalojë jetën me vajzën simpatike që shihni në foto. “Me një djalë tani”, shkruan Xhelili krahas albumit nga dita e shënuar, që ka shpërndarë për miqtë virtualë. Nuk e dimë nëse çifti janë tashmë në pritje të ëmbël, por siç shihet ata mezi presin që kjo të ndodhë. Urime!/ revistawho.com