Nisi me një “E” të madhe, e gjitha në trëndafila të bardhë. Einxhel Shkira, prezantuesja seksi e cila është shkëputur nga puna në televizion, gjeti shkronjë e saj në derën e biznesit që drejton. Ajo bëri një dedikim në rrjetet sociale duke falenderuar për surprizën ndonëse nuk e dinte se kush ishte dërguesi. Einxhel gjithashtu shënoi se nuk i pëlqejnë lulet. Por kjo nuk e ndaloi aspak adhuruesin e saj sekret. Ai prej ditësh vazhdon dërgon trëndafila me shkronjat e emrit Einxhel e me ç’kemi parë në “Instastory” ka arritur deri tek XH-ja. “Dhe pse vazhdojmë të mos e dimë kush je, për një gjë të falenderoj, se po më kënaqen gocat në dyqan”, shkruan ndër të tjera ajo. Presim të shohim se si do të përfundojë kjo histori simpatike, që edhe vetë prezantuesen seksi po e argëton pa masë./ revistawho.com








