Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Gjenerata e re e prezantueseve që ndryshuan imazhin e ekraneve shqiptare. Kush janë vajzat me “atlete” që po korrin sukses?

15/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Gjenerata e re e prezantueseve që ndryshuan imazhin e ekraneve shqiptare. Kush janë vajzat me “atlete” që po korrin sukses?

Larg takave të larta, krehjeve të “ngrira” e fustaneve klasikë! Vitet e fundit në ekranet shqiptare po shohim disa vajza që me pamjen e tyre por edhe me lirshmërinë apo daljen jashtë kornizës së dikurshme të prezantimit, kanë ndryshuar përgjithmonë imazhin e televizionit shqiptar. Ato janë të gjitha në të 20-at, vishen me atlete, ulen ose shtrihen në divan apo dysheme gjatë transmetimit dhe bëjnë krehje të çmendura. Kanë zënë hapësira të rëndësishme në kanalet kryesore e duket se e ardhmja është premtuese për secilën. Në listën e mëposhtme do të shikoni prezantueset e gjeneratës së re dhe nga një përshkrim, ndonëse për këtë të fundit nuk keni nevojë pasi me siguri të gjitha i njihni. Suksese vajza! Televizionet tona kishin nevojë për ju!





mad-day

Fatma Methasani


Për herë të parë në një ekran shqiptar pamë se prezantuesja mund ta bënte emisionin edhe e shtrirë mbi një divan, madje me gjithë këpucë mbi të. Ajo është Fatma Methasani, një personazh tashmë shumë i dashur që i bëri për vete të gjithë pikërisht me lirshmërinë e saj.

13769353_10210440982286060_1048430347075030818_n

Dojna Mema

Edhe ata që ndoshta për shkak të moshës nuk janë ndjekës të rregull të “My Music”, u mahnitën nga sytë e bukur blu të Dojnës kur e panë teksa prezantonte “Top Fest”-in e fundit. Me kapele apo gërsheta, bukuroshja Mema bëri menjëherë tendencë!

25840161886_f9a1c9caaa

Jona Spahiu

Ish-prezantuesja e “Top Select”, aktualisht drejtuese e një programi në “Digitalb”, Jona Spahiu është një bukuri ndryshe e ekranit. Përtej fytyrës së buzëqeshur, edhe komunikimi i moderatores nuk tingëllon klishe, por shumë ‘trendy’. Besojmë se nuk do të jetë e largët dita kur Jonën ta shohim në spektaklet e mëdha.

14906880_10209248570423638_7419801326748506491_n

Roza Lati

Nëse kolegia e saj Fatma Methasani shtrihet mbi divan, Roza është aq “crazy” sa shtrihet mbi dysheme gjatë transmetimit. Ndër të parat që solli një formë ndryshe në moderimin e programeve, është pikërisht natyra e saj moskokëçarëse që bëri që Rozën ta pëlqenin shpejt të gjithë. Aktualisht ajo prezanton programin “Hangover” në “Tema Tv” dhe “MCN Radio”.

15055749_10207883577073617_6906214997099809614_n

Eva Murati

E bukur, me të folurën e saktë, Evën e pamë në fillimet e saj në Agon Channel. Sot ajo është moderatore e programit “VIP Zone” në Vizion Plus e jo pak herë i është besuar edhe drejtimi i spektakleve të mëdha. Siç e ka thënë edhe vetë në intervista, Eva e do shumë prezantimin dhe mirë bën sepse teleshikuesve i pëlqen.

13094174_1286023251427162_1292154276806284572_n

Nevina Shtylla

Për herë të parë ajo u shfaq në skenë e në ekran me kurorën e bukurisë mbi kokë. Por që atëherë nuk u largua më prej tij. Bukuroshja natyrale Nevina Shtylla është vajza e re që prezanton programin “Next” në Vizion Plus dhe e bën mjaft mirë.

12140748_853198298159102_796924245194792400_n

Klea Huta

Është padyshim prezantuesja më e suksesshme e gjeneratës së re. Vajza me shumë talente Klea Huta ka tanimë vendin e saj në ekran e mund të themi se është gati në të njëjtën linjë me emrat ikonë të moderimit. Kleas i janë besuar spektakle të rëndësishme në televizonin Klan e ajo është tashmë imazh i konsoliduar i këtij ekrani.

Tags: prezantueset
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Next Post
Rrëfimi nostalgjik i Gerta Hetës, tregon për personin që e përndiqte dhe martesën me futbollistin kroat

Rrëfimi nostalgjik i Gerta Hetës, tregon për personin që e përndiqte dhe martesën me futbollistin kroat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera