Tea dhe Kristi janë një prej çifteve më të konsoliduar që kanë dalë nga “Big Brother”. Ata bashkëjetojnë prej kohësh dhe e shijojnë lidhjen e tyre pa shumë bujë. Por kur ndajnë momente nga jeta në çift “rrallë e për mall”, tërheqin menjëherë vëmendje. Tea ka publikuar pamje nga shtëpia e të dyve, teksa Kristi ndodhet në kuzhinë e po gatuan për të. Ky gjest e ka emocionuar bukuroshen. “Po gatuan për të dy. Si mos ta duash. Të dua Kristi”, shkruan ajo ndërsa ia thotë edhe me zë të lartë./ revistawho.com









