Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese! 14/07/2025
Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator! 14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh! 14/07/2025
Pas ndarjes me Fjollën, Buta kapet “mat” me vajzën misterioze! 14/07/2025
Dasma në shtator, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në fillim të vjeshtës 13/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Historia e Agronit, shqiptarit emigrant sot pronar i “call center”-ave të Europës

19/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Historia e Agronit, shqiptarit emigrant sot pronar i “call center”-ave të Europës

Kompania e tij faturon 20 milionë euro në vit, numëron 3 mijë punonjës të ndarë në 15 filiale të ndryshme. Agron Shehaj mund të thotë se ka realizuar ëndrrën e tij. Ai u nis nga Shqipëria me një anije ushtarake kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa sot është një sipërmarrës i suksesshëm, pronar i “call center”-ave më të mëdha të Europës. Kompania e tij është “Intercom Data Service” (IDS) me seli qëndrore në qendër të Tiranës. “Kam zbritur në Brindisi pas një rruge të gjatë me një anije ushtarake shqiptare. Kemi tentuar të futemi në Ambasadën Italiane në Tiranë për të kërkuar azil politik, vetëm se atë ditë godina ishte e mbyllur. Jemi kthyer në Vlorë dhe kemi pritur rastin më të mirë”, tregon ai për “Corriere Della Sera”. Historia italiane për Agronin nisi në vitin 1991, vit kur në datën 8 gusht në portin e Barit mbërriti anija nga Vlora, krejtësisht e mbuluar me njerëz. Ky ka qenë edhe zbarkimi më i madh i emigrantëve në Itali, mbi një anije. Agroni dhe familja e tij hipën në një anije më të vogël bashkë me qindra persona të tjerë. “Ishim unë, mami, babi, vëllai i vogël dhe qindra bashkëatdhetarë të tjerë. Në fëmijëve na vunë në gjumë. Jam zgjuar me helikopterët mbi kokë dhe me portin e Brindisit përballë”. Menjëherë më pas filloi edhe rrugëtimi i Agronit drejt veriut. Këtë e tregon dhe një imazh i kapur nga fotografi Guido Perini, në stacionin e Mongulefo për të dokumentuar mbërritjen e shqiptarëve. “Na zbritën në stacion dhe pritja ishte e pabesueshme. Dhjetra vendas na jepnin ushqim dhe rroba. Pak ditë më vonë një zotëri më ndaloi mua dhe vëllain në rrugë dhe na dhuroi një biçikletë. ‘Merreni, është juaja’, na tha”. Një atmosferë që Agroni e krahason me atë të pritjes së emigrantëve sirianë në Monako një vit më parë. Pasi u rrit në Bolzano, Agroni studioi ekonomi dhe financë në Firenze dhe në atë periudhë nisi të interesohej edhe për “call center”-at. “Në pritje të tezës bëra disa takime për të punuar në një bankë në Milano dhe mendova që do të ishte mirë të hapej një “call center” në Shqipëri, pasi kisha parë se çfarë bënin indianët për ndërmarrjet amerikane”. Kështu në vitin 2005 lindi kompania IDS.  “Por ishte vetëm pikënisja” thotë Agroni, duke nënvizuar se kohët e fundit ka investuar shumë në platformën digjitale “Local Web”” që promovon kompanitë dhe ofron shërbime nga Mbretëria e Bashkuar në Japoni. Raporti i tij me Shqipërinë ka mbetur gjithnjë i gjallë. “Shkoj çdo javë. Në familje flitet gjithnjë shqip. Fëmijët kanë lindur në Itali dhe gjuha e tyre kryesore është italishtja por duhet të njohin dhe atë të prindërve të tyre”. Agroni jeton në Milano, është i martuar me një shqiptare dhe ka dy fëmijë.





Përgatiti: Revistawho.com

4c471fa7-beaa-4bdc-92f1-2d9a8188df6d


089cf535-22c3-4126-9195-1a2aa5218ca9 eb8ac0dc-0ad4-45d4-84ad-aab17b14e485

 




Tags: historiashqiptari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese!
Breaking News

Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese!

14/07/2025
Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator!
Breaking News

Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator!

14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh!
Breaking News

Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh!

14/07/2025
Pas ndarjes me Fjollën, Buta kapet “mat” me vajzën misterioze!
Breaking News

Pas ndarjes me Fjollën, Buta kapet “mat” me vajzën misterioze!

14/07/2025
Dasma në shtator, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në fillim të vjeshtës
Breaking News

Dasma në shtator, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në fillim të vjeshtës

13/07/2025
Adisi thyen heshtjen mes zërave për ndarje nga Fifi 
Breaking News

S’ka më vend për dyshime: Kjo foto “nxjerr zbuluar” Fifin dhe Adisin

13/07/2025
Next Post
VIDEO/ Orteku vdekjeprurës në Itali, pamje të frikshme nga brenda hotelit të shkatërruar

VIDEO/ Orteku vdekjeprurës në Itali, pamje të frikshme nga brenda hotelit të shkatërruar







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera