Mjafton t’i shikosh bashkë në foto për të kuptuar se ata janë bërë për njëri-tjetrin. Të dy në super formë fizike, me një pasion të dukshëm për palestrën dhe sigurisht me dashuri për njëri-tjetrin. Lori Hoxhallari, një nga konkurrentet më seksi të historisë së “Big Brother” në Shqipëri, ka gjetur më në fund shpirtin binjak. Për djaloshin nuk kemi informacione, ndërsa ajo ka publikuar poza në çift në rrjetet sociale. Ata po shijojnë pushimet. Lori më herët është përfolur për një lidhje me fituesin e “Big Brother” Veselin nga Kosova, por tanimë është e qartë që thashethemi ka qenë i pavërtetë./ revistawho.com