Ehhh, kot nuk quhet supermodele… Ndonëse pak ditë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, ylli i pasareleva Irina Shayk gëzon të njëjtat forma perfekte. Kujtojmë se rreth dy javë më parë ajo dhe një nga aktorët më të dëshiruar të planetit Bradley Cooper, u bënë prindër të një vajze. Mediat e huaja ndërkaq kanë arritur të kapin fotot e para të Shayk pasi është bërë nënë, që po bëjnë xhiron e botës. Irina dhe Bradley po kalojnë periudhën më të rezervuar të jetës së tyre. Ata janë përpjekur maksimalisht që gjithçka të bëhet në fshehtësi të plotë, pa bujë e larg mediave./ revistawho.com