Edhe pse ka disa kohë që Ledina Çelo nuk ka sjellë një projekt të ri në muzikë, ajo vazhdon të mbetet aktive në televizion ku herën e fundit e pamë si prezantuese në Festivalin e 55 të Këngës dhe në rrjete sociale ku mbrëmë ajo postoi disa foto nga atmosfera e Vitit të Ri në shtëpinë e saj. Ledina zgjodhi që Vitin e Ri ta festojë në Gjermani, aty ku po jeton prej disa vitesh. Përveç bashkëshortit dhe fëmijëve, Ledina pati edhe një njeri special afër, vëllain e saj me të cilin ajo postoi një foto në Instagram.
Ledina me vëllain e saj.
Ledina me bashkëshortin dhe fëmijët.