Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Kejdi Mehmetaj kapet “mat” me të dashurin në Jalë, pushimet romantike të deputetes

29/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Kejdi Mehmetaj kapet “mat” me të dashurin në Jalë, pushimet romantike të deputetes

Si çdo vit, edhe këtë herë ka nisur në Jalë kampi i “USY World Festival 2017”, ku të rinjtë e LRI-së kanë mirëpritur 400 të huaj. Në një nga mbrëmjet në Jalë ka qenë edhe Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndërsa ra në sy fakti që çifti presidencial u shfaq i relaksuar, teksa kishin marrë edhe pak ngjyrë. Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 24-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.IMG_8821





E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.IMG_8758

Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci i “Panorama”, “tradhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë.


Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë.IMG_8719

Ajo që mund të themi deri tani është që duken çift simpatik, ndërsa Kejdi duket shumë në formë dhe mjaft elegante fizikisht. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të mbahet mend si deputetja më e re në Kuvendin shqiptar, e me gjasë edhe deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur shkeli për herë të parë në Kuvend me imunitetin e deputetes.IMG_8748

Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë./ panoramaIMG_8766

Tags: kejdi mehmetaj me te dashurin
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
FOTO NE BRENDESI/ Të dyja seksi me bikini, Soni Malaj dhe Eneda Tarifa bashkë në plazh

FOTO NE BRENDESI/ Të dyja seksi me bikini, Soni Malaj dhe Eneda Tarifa bashkë në plazh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera