“Torta, buqeta, fustani i bardhë, unaza… Nuk mungonte asgjë për një dasmë perfekte, përveç diçkaje, ose më saktë dikujt… Mungonte dhëndri! Por Laura Mesi, një nuse 40 vjeçare nga Monza në Itali, instruktore palestre, kurorëzoi ëndrrën e saj për t’u bërë nuse, ndonëse beqare. Ajo ka organizuar një ceremoni speciale ku ka mbledhur njerëzit e dashur. Të duash veten para të gjithave, është motoja e saj. Tani sido që t’i vijë jeta, ajo dasmën e ka bërë. Një ide shumë origjinale./ revistawho.com