Këngëtari nga Shqipëria Gena, njihet për baladat e tij të dashurisë. Pas një sezoni mjaft të angazhuar, këngëtari është “arratisur” me bashkëshorten e tij për pushime, transmeton Magazina.al. Nga pushimet ata kanë publikuar edhe fotografi, nga ku duket se po i shijojnë në maksimum. Kjo është martesa e dytë e Genës. Nga martesa e parë ai ka dy vajza.