Me fotot profesionale në Instagram por edhe me babain famoz, Keisi Medini po bëhet çdo ditë e më shumë e famshme. Vajza e këngëtarit me kaçurrela Sabian, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të atin. Ndryshe nga të rinjtë e sotëm, që fotot me prindërit në rrjete sociale nuk i kanë dhe aq pasion, Keisi publikon shpesh poza me babin. Në një foto të fundit veshur klas, ata kanë shkuar bashkë në një mbrëmje. “Copy-paste” shënon e bija e këngëtarit për të na treguar se janë kopje e njëri-tjetrit./ revistawho.com