Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Kur Luiz Ejlli doli për herë të parë në publik, si dhëndri i Jozefina Topallit

29/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Kur Luiz Ejlli doli për herë të parë në publik, si dhëndri i Jozefina Topallit

Luiz Ejlli, në publik me vajzën e Topallit

Është folur shumë për ta, një kuriozitet i madh për lidhjen dhe marrëdhënien mes tyre ku asnjëherë nuk janë parë bashkë, paçka informacioneve të mësuara nga burime të ndryshme dhe ja më në fund ku u kapën mat. Prej katër vitesh në një lidhje romantike, asgjë nuk është mësuar për marrëdhënien mes këngëtarit nga Shkodra Luiz Ejlli dhe vajzës së kryeparlamentares, Jozefina Topalli përveç asaj që vetë Luizi ka deklaruar  pak kohë më parë në një intervistë. ‘Jam shumë i dashuruar, s’kam qenë ndonjëherë kaq shumë’- do të shprehej këngëtari ndërsa theksonte se po jetonte një histori shumë të bukur prej disa vitesh me një vajzë që e kupton, e bën të ndihet mirë, të plotësuar dhe të lumtur. E natyrisht emrin e saj nuk e ka bërë të ditur apo atë ç’ka mamaja e vajzës përfaqësonte për Shqipërinë. Tashmë nuk kanë më pse të fshihen për sytë e publikut ndërsa paparaci ynë i ka kapur ata bashkë, në shumë harmoni me njëri-tjetrin.


Fotot
Ditën e inagurimit të rrugës Durrës-Kukës, bashkë me kryeministrin drejt Rëshenit u nisën edhe gjithë ministrat e kabinetit qeveritar po kështu edhe vetë kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Bashkë me Topallin ka qenë edhe e bija, Megi, që në fakt është shkëputur për të ndenjur pranë të dashurit të saj të zemrës Luizit. Ky i fundit ndodhej pranë furgonit të këngëtarëve të fushatës së Partisë Socialiste, si pjesë e këtij grupi dhe Megi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me të, si para ashtu edhe pas daljes në skenë të Luizit. Këngëtari nga Shkodra ka patur kështu një tjetër një fanse speciale që e ndiqte nga afër dhe kjo ka bërë që të këndojë edhe më me zemër përpara publikut. Sikurse e ndiqni edhe nga fotot, Luizi është shumë i përkushtuar ndaj Megit, i vendos asaj herë pas here dorën në qafë, flet e bisedon me dashuri me të duke këmbyer në këtë mënyrë edhe ndonjë përkëdheli të vogël. Tashmë duket se nuk fshihen më, përderisa pranë tyre qëndrojnë të gjithë artistët, ndërsa dhe vetë në podium bashkë me Berishën dhe ministrat e kabinetit qeveritar, ishte dhe zonja Topalli. Natyrisht Megi nuk e ka ndjekur Luizin në të gjithë koncertet përreth Shqipërisë, por dita e përurimit të rrugës, ishte një mundësi e mirë ku mund të qëndronte pak më shumë me të.

Lidhja
Për Luizin, Megi nuk është thjesht vajza që dashuron por është dhe shoqja më e mirë. Po përjetojnë diçka shumë të bukur që mesa duket duan ta ndajnë vetëm për vete, paçka syrit kurioz që i bën të mos shihen si njerëz të thjeshtë por shumë më tepër se kaq. Dy të rinjtë shkodranë, nisën të frekuentoheshin me njëri-tjetrin kur Luizi porsa kishte fituar famën dhe suksesin në publik, ndërsa ishte bërë shumë i njohur nga pjesëmarrja e tij në programin ‘Ethet e së premtes’ e më pas triumfues me disa çmime.
Dashuria e tyre nuk ka vend për dyshime ku lehtësisht tek këto foto shihet mënyra sesi Luizi e vëzhgon të dashurën e tij dhe sa ajo ia ka fituar zemrën. Familjet e të dyja palëve janë në dijeni për këtë lidhje, e cila për hir të së vërtetës po lulëzon e po pasurohet me dashuri gjithmonë e më tepër.

Ky shkrim u botua më 13 Qershor 2009 në “Gazeta Shqiptare”

 






Tags: luiz ejllimegi topalli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Next Post
VIDEO/ Elsamedi: Këngët e mia janë bërë hit, kam bashkëpunuar me…

VIDEO/ Elsamedi: Këngët e mia janë bërë hit, kam bashkëpunuar me...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera