Një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të ‘Big Brother’ duket se është shumë i afërt me një nga të rinjtë më të pasur të kryeqytetit. Bëhet fjalë për Olsin dhe Fatmir Hysenbelliun. Dyshja shihet shumë shpesh në foto së bashku, teksa shëtisnin në vende të ndryshme luksoze. Sipas JOQ ata të dy janë kushërinj së bashku e me sa duket në një nga fotot e shumta edhe Fatmiri shkruan se Olsi është kushëriri i tij.