Janë të pasur, janë të famshëm, janë të bukur por mesa duket asgjë nga këto nuk ka rëndësi para shëndetit. Edhe për ta, si për të gjithë ne vlen shprehja: Shëndeti mbi të gjitha!
HUGH JACKMAN
Në nëntor të 2013-tës diagnostikohet me një nga kanceret e lekurës: Basal Cell Carcinoma. Ai e publikoi këtë fakt në Instagram për të sensibilizuar njerëzit që të kontrollojnë shëndetin e tyre.
Në maj 2013 bën një mastektomi të dyfishtë (heqje gjiri). Jolie kishte gjenin BRCA 1 që i krijon 87% shanse për kancer gjiri dhe 50% shanse për kancer të vezoreve.
TORI SPELLING
Desh humbi jetën në shtatzëninë e saj të katërt, pasi u diagnostikua me Placenta Previa. Bëri 4 muaj regjim shtrati. Në 2013-ën vuante nga apandesiti dhe peritoniti, në një situatë mjaft alarmante. Vetëm një vit më parë kishte kaluar një infeksion të rëndë respirator.
LADY GAGA
Në 2013-ën iu desh të anullonte disa koncerte për një problem të rëndë ortopedik. I kishte dalë kocka e legenit.
MICHAEL DOUGLAS
U diagnostikua me kancer në grykë. Trauma që i shkaktoi kjo diagnozë, ishte aq e rëndë sa e bëri të deklarojë që e kish marrë kancerin nga HPV, që merret nga sexi oral.
CATHERINE ZETA -JONES
Vuan nga çrregullime bipolare. Gjendje në të cilën ka çrregullime ekstreme të humorit dhe episode depresive. Kërkon mjekim dhe psikoterapi.
GWYNETH PALTROW
Ka humbur fëmijën e saj të trete. Ky abort i dha një gjendje mjaft të rëndë mendore dhe shpirtërore.
ADELE
U detyrua të lërë skenën në 2012 me këshillën e mjekëve. Vuante nga polipë në kordat vokale. Rikthimi i saj (pas operacionit) i fuqishëm solli këngën “Hello”./ beautycare.al