Ata janë një nga çiftet më të bashkuar dhe më simpatikë të këtij edicioni të “Big Brother”. Katerina dhe Lupçe janë prej vitesh në një lidhje dashurie dhe janë futur në “Big Brother” si një çift i vërtetë. Lupçe dallon për mënyrën e tij të të shprehurit ‘pa dorashka’. Ai ka pohuar gjatë ditës së djeshme se para se të bëheshin të famshëm Katerina ishte shumë e dobët, madje ka shtuar se ajo ‘ta shpifte’. “Express” sjell disa nga fotot e çiftit para se të bëheshin pjesë e edicionit të 9-të Big Brother.